E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Coutinho: Dua të largohem nga Liverpool

Liverpool gjatë ditës së sotme ka njoftuar se nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë për Philippe Coutinhon por ,
Philippe Coutinho ka nisur luftën me skuadrën e tij Liverpool, sepse dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë.

 

Liverpool gjatë ditës së sotme ka lëshuar një komunikatë, ku njofton se nuk do të marrë parasysh ofertat për Coutinhon, pavarësish se kush i bën ato.

 

Reklamë

Por, vetëm pak orë më vonë, vet lojtari ka reaguar ndaj kësaj komunikate dhe ka kërkuar zyrtarisht që të largohet, njofton Sky Sports.

 

Coutinho thuhet se është zgjedhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro.

 

Po ashtu në listën e Barcelonës është edhe sulmuesi i Dortmundit, Ousmane Dembele.

Vazhdo të lexosh

Reklamë