E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Copa del rey, gjysmëfinalja e parë

Sevilja mori nje rezultat shpresedhenes ne sfiden e pare gjysmëfinale te kupës se mbretit duke qene me afer se kurrë finales. Ne Municipal De Burtarque ne sfidën e  transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, andaluzet barazuan me vendasit e Leganes 1-1, shifra qe e favorizojnë per ndeshjen e kthimit ne 7 shkurt ku do te shpallet edhe finalisti i pare.

 

Te dy skuadrat vinin ne kete përballje, pasi kishin eliminuar dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletiko. Gjithsesi te ashtuquajturit legjionarët nuk shfaqen ate agresivitet si ne Santiago Bernabeut duke i dhene hapësira Seviljes te dilte ne lojën e saj. Skuadra e Vincenzo Monteles me superiore me fillimin e sfidës duke ushtruar presion te vazhdueshëm ne fushën kundërshtare. Dhe fale ketij presioni arritën te gjenin te paret rrjetën. Ne minutën e 21 pas nje topi te humbur ne mesfushe nga Buvo, ishte Ever Banega qe ne nje kundërsulm te shpejte furnizoi ne nje diagonale Pablo Sarabia.

 

Reklamë

Ky i fundit pasoi per te kolumbiani Luis Muriel i cili menjëherë brenda zonës surprizoi portierin Champagne. Me te qete nga ana psikologjike pas shënimit te golit, andaluzet kontrolluan lojën dhe mund ta kishin mbyllur ndeshjen ne pjesën e pare nëse do te ishin me te sakte përpara portës. Me fillimin e pjesës se dyte te zotet e shtëpisë ndryshuan ritmin ne kërkim te golit te barazimit dhe ne minutën e 56 pas nje goditje nga këndi e gjeten ate me Siovas edhe pse portieri Serxhio Riko protestoi per nje faull ne sulm.

 

Takimi praktikisht përfundoi ne kete moment pasi te dy skuadrat u duk se ishin te kënaqura me kete rezultat, duke mos rrezikuar si ne sulm ashtu dhe ne mundësinë per ti dhene kundërshtarit hapësira. Ndërkohe sonte ne Tring ne oren 21 -30 do te transmetohet gjysmëfinalja e dyte ne Kamp Nou mes Barcelonës dhe Valencias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë