E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Conte njofton procese gjyqësore kundër Pfizer dhe AstraZeneca

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi në “Facebook”, Conte deklaroi se në këtë mënyrë do të mbrohen qytetarët italianë dhe do të kërkojë që marrëveshjet të respektohen.

 

“Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.

 

Një reagim i tillë i tiji vjen në një kohë kur si Pfizer, ashtu edhe AstraZenenca kanë deklaruar se janë të detyruar të dërgojnë më pak vaksina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë