Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Tottenhamit, pasi firmosi një kontratë 18-mujore deri në qershor 2023 duke zevendesuar te shkarkuarin Espirito Santo.

 

Pas firmës në kontratë nga e cila do marre 17.6 milione euro ne sezon ( i dyti me i paguari ne bote Angli), trajneri i njohur italian tha se mezi pret të nisë këtë aventurë:

 

 “Jam i lumtur që i rikthehem trajnerit dhe e bëj këtë në një klub që ka ambicie. të jem protagonist . Mezi pres të filloj punën për të përcjellë tek ekipi dhe tifozët pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë”.

 

 

Tottenham kishte këmbëngulur pak muaj më parë për Conten por, vetë trajneri tha se pas divorcit me Inter ishte i paqartë nëse duhej të merrte një ekip tjeter apo të qëndronte pushim.

 

Ish-trajneri i Juventus, Chelsea dhe Inter gjen në Londër edhe Paraticin, drejtuesin e Tottenham me të cilin ka punuar tek bardhezinjte vite më parë:

 

Ky I fundit deklaroi:  “Jemi të kënaqur të mirëpresim Antonion në klub.  Kurrikula e tij flet vetë , me përvojë të gjerë dhe trofe të fituar si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i njoh nga afër cilësitë që Antonio mund të na sjellë, pasi kam punuar me të në Juventus , dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar të lojtarëve.”

 

Conte pritet qe te kenaqet menjehere nga klubi ne merkaton e janarit. Synohet një mes Skriniar ose De Vrij për mbrojtjen.

 

Po ashtu pelqehen shume Kessie ose Brozovic per mesfushen, ndersa per sulmin me i pelqyeri eshte Vlahovic i Fiorentines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *