Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, përfundojnë në pranga 4 shqiptarë

23 Dhjetor 20:21

Policia italiane në Verona ka arrestuar katër shqiptarë, pasi dyshohet se vepronin si një bandë e organizuar grabitësish, të njohur si “skifterë”, duke kryer vjedhje të shumta në banesa dhe biznese.

Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit italiane konfirmuan këtë të martë finalizimin e operacionit dhe dërgimin para gjykatës të katër shqiptarëve, të moshës nga 25 deri në 28 vjeç.

Hetimi u nis nga Seksioni i Krimeve kundër Pronës i Policisë së Veronës, pas një rritjeje të konsiderushme të vjedhjeve me thyerje banesash, të regjistruara gjatë muajve nëntor-dhjetor në këtë provincë.

Autoritetet konstatuan se grabitjet ishin të mirëorganizuar dhe me role të ndara qartë mes anëtarëve të grupit.

Agjentët arritën të identifikonin një automjet që përdorej në të gjitha vendngjarjet, duke çuar në përfundimin se bëhej fjalë për të njëjtën bandë kriminale, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas policisë, grupi vepronte në lagje të ndryshme të qytetit, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Dy persona qëndronin në makinë për të monitoruar zonën, ndërsa dy të tjerët, të pajisur me mjete thyerjeje, përfshirë edhe një tub uji të fshehur në një çantë dore, ngjiteshin në ballkonet e kateve të sipërme dhe hapnin me forcë dritaret.

Ata mbanin komunikim të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët në automjet përmes radiove, hynin në banesa dhe i përmbysnin ato në kërkim të bizhuterive, sendeve të arit dhe parave cash. Edhe kasafortat hapeshin me mjete të specializuara. Çdo grabitje zgjaste nga 5 deri në 15 minuta.

Më 19 dhjetor, pasi kryen dy vjedhje me thyerje banesash në rrugët Via Oliosi dhe Via Cristoforo Colombo, njëra prej të cilave përfshinte vjedhjen e një kasaforte me bizhuteri ari dhe para, banda u ndalua nga policia gjatë kthimit në Garda, një komunë pranë vendit ku ata qëndronin përkohësisht.

Katër shqiptarët, të gjithë me precedentë u arrestuan nën dyshimin për vepra të rënda penale.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një kasafortë, bizhuteri, para të gatshme, mjete të shumta për thyerje, një çelës fleksibël me gjashtë disqe për hapjen e rrjetave dhe kasafortave, si edhe tre radio me dy drejtime.

Bastisja e banesës ku qëndronin çoi në sekuestrimin e sasive të tjera të bizhuterive, parave dhe sendeve me vlerë, që dyshohet se janë të vjedhura. Grupi po hetohet edhe për grabitje të tjera të ngjashme të denoncuara më herët.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, katër të arrestuarit u dërguan në burgun “Montorio” të Veronës, në dispozicion të prokurorisë së çështjes.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Itali Shqiptar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët nën tension, dy prej tyre mbyllin rrugëtimin

më shumë...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet edhe për autorin e dyshuar Armand Shakaj

më shumë...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do të sekuestrojmë objektet energjetike siç bëmë me Venezuelën

më shumë...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.