Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, në një takim me fermerët u ndal dhe te çmimi i naftës.
Ai theksoi se do të duhet të vendmoset një çmim i ri dhe më i arsyeshëm për konsumatorët se ky aktual. Rama theksoi se qeveria do të ndërhyjë në sektorin e naftës dhe përmes skemave dhe bashkëpunimit me sipërmarrjen do të mundësojë një çmim të ri të naftës në vend.
“Ne po përgatitemi që të ndërhyjmë në sektorin e naftës. Në kuptimin që qeveria do të jetë shumë aktive në kthimin e kushteve dhe të skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe të bashkëpunimit me faktorët ekonmikë për të rritur të ardhurat. Na duhet me patjetër që të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe e shohim plotësisht të mundshme dhe të bëshme dhe besoj që brenda këtij viti do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë që do t’ju bëjmë jetën më të lehtë sepse do të kenë qeverinë si garante të importit dhe shpërndarjes së naftës. Do të përcaktojmë një çmim më të arsyesëm sesa çmimi aktual i i naftës në Shqipëri. Ka ardhur koha të veprojmë në një mënyrë tjetër, do të jetë një e mirë e madhe sepse duke marrë pjesë drejtpërdrejt qeveria si aktor, edhe politika e naftës për sektorin bujqesor do të jetë e ndërtuar ndryshe“, u shpreh Rama.