E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çmimi i lartë i karburantit, arrestohen dhjetëra protestues në Paris/FOTO

Më shumë se 600 protestues që e quajnë veten “jeleket jeshilë” kanë organizuar manifestimin e trete të madh në “Champs-Elysees” kundër cmimit të lartë të naftës në Francë.

 

Protesta është shoqëruar me dhunë dhe tensione teksa deri tani numerohen 10 te plagosur.

 

Reklamë

Këtë herë prezenca e policisë ka qënë e madhe duke marrë në konsideratë situatën e rëndë dhe incidentet e krijuara të shtunën e kaluar. Për këtë manifestim nuk ishte marrë leje dhe rrjedhimisht nuk kanë munguar përplasjet.

 

 

“Jelekët jeshile” kanë hedhur gaz lotsjelles ndaj policisë  dhe sende të forta ndërsa nga ana tjeter policia është përgjigjur me të njëjtën mënyrë.

 

Kaosi ka mbizoteruar tek “Harku I Triumfit” për disa minuta ndërsa mediat franceze bëjnë trë ditur se të paktën 100 protestues janë arrestuar brenda pak orësh, arrestime të cilat mund të vijojnë përsa kohe manifestimi ishte I paligjshëm.

 

“Jeleket jeshile” përvec protestave të forta kundër cmimeve te larta të karburantit kanë ndërmarrë edhe shumë aksione për ta bërë sa më të ndjeshme këtë cështje.

 

Ata kërkojnë që qeveria të reflektojë ose në rast të kundërt të organizohen referendum në lidhje me këtë cështje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë