Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

“Kush punon kundër nesh, do t’a pësojë”/ Ambasada Amerikane...

Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave në Danimarkë,...

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi...

NATO rinovon flotën e saj, planifikon të mos marrë...

Dorëheqje zinxhir në Rumani, 7 ministra socialdemokratë lënë qeverinë!

New York Times: Pezeshkian po kuron personalisht Mojtaba Khamenei

Lufta në Iran, OKB: Mbi 30 milionë persona do...

Sulmi ajror izraelit në veri të Gazës, humbin jetën...

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë në bordin...

Çmimet në bare e restorante shënuan në qershor rritjen më të lartë në 15 vjet, shtrenjtimi pritet të vazhdojë

15 Korrik 08:24

Një kafe, pije, apo drekë në një restorant po kushton gjithnjë e më shumë, duke detyruar shumë konsumatorë që të reduktojnë zakonin e përditshëm të pirjes së kafesë, apo të dalin më rrallë jashtë për dreka apo darka.

 

 

Sipas INSTAT, Indeksi vjetor i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, arriti në 5.9% në qershor. Kjo është rritja më e lartë në 15 vjet, të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT raporton të dhënat.

 

Shtrenjtimi ka nisur që në gjysmën e dytë të vitit 2021, por u përshpejtua në pjesën e parë të këtij viti, për të kulmuar në qershor. Aktorët e tregut paralajmërojnë se rritja e çmimeve pritet të vazhdojë, e ndikuar nga shtimi i kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore, që po detyron rritjen e pagave, ndërsa pranojnë që kjo situatë po e ndikon negativisht konsumin.

 

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se rritja e çmimeve është ndikuar nga pamundësia financiare e këtyre strukturave për të përballuar çmimet e shtrenjtuara të furnizimeve me produkte ushqimore dhe pije.

 

 

“Bizneset e bareve dhe restoranteve po arrijnë të përshtaten me situatën e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para. Shumë prej tyre janë detyruar të shtrenjtojnë çmimet, pasi nuk arrijnë ta përballojnë rritjen e kostove. Ndërsa nuk vihet re tendenca abuzive e uljes së sasisë në pjata.

 

 

Parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve, pasi i gjithë sektori i shërbimit po shkon drejt kolapsit. Ka më pak klientë në bare, kafene dhe restorante. Këtë vit, gjithashtu ka edhe më pak turistë se vjet. Situata është e ngjashme edhe në vendet e Europës, nuk është e pranishme vetëm në Shqipëri. Të gjitha këto janë efektet e krizës së rritjes së çmimeve që nisi që me pandeminë dhe vijoi edhe pas luftës Ukrainë-Rusi”, shton ndër të tjera z. Jahaj.

 

 

Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët u pohua se mosndryshimi i çmimeve do ishte i përkohshëm, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve.

 

 

Për vitin 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5,2%. Në vend ka gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
çmime Lokale restorante Rritje Shtrenjtim

Nga e njëjta kategori

“Kush punon kundër nesh, do t’a pësojë”/ Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave të DASH për dhënien e vizave

më shumë...

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

më shumë...

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore për vizitorët dhe turistët

më shumë...

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet e ngjarjes në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:26

“Kush punon kundër nesh, do t’a pësojë”/...

6:22

Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave...

6:12

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë...

6:08

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi!...

5:41

NATO rinovon flotën e saj, planifikon të...

5:41

Dorëheqje zinxhir në Rumani, 7 ministra socialdemokratë...

5:30

New York Times: Pezeshkian po kuron personalisht...

5:09

Lufta në Iran, OKB: Mbi 30 milionë...

5:03

Sulmi ajror izraelit në veri të Gazës,...

4:58

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

4:51

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë...

4:38

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina...

4:21

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që...

4:06

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë...

3:47

Kosova shpall të premten ditë zie në...

3:21

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore...

3:17

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet...

3:13

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë...

2:46

Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin...

2:37

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.