Seriali i mirënjohur tashmë në të gjithë botën, «Dashuri e pafund» është vlerësuar si «Seriali më i mirë» në ndarjen e çmimeve Emmy. Seriali i prodhuar nga Ay Yapim është i pari serial turk i cili vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.
Ky çmim iu dorëzua regjisores Hilal Saral, skenaristes Burcu Görgün Toptaş dhe CEO-s së kompanisë Ay Yapim, Kerem Catay në ceremoninë në New York

 

 

Seriali turk u shpall fitues ndër serialet e tjera: 30 lives, Total Dreamer dhe Old River.

 

 

Burak Özçivit (Kemal), Neslihan Atagül (Nihan) and Kaan Urgancıoğlu (Emir) janë protagonistët që i dhanë popullaritet të gjërë këtij seriali kudo ku është transmetuar. “Dashuri e pafund” është përkthyer në disa gjuhë përfshirë këtu italisht, persisht, spanjisht dhe në gjuhën arabe. Premiera e këtij seriali u shfaq në Tetor 2015 dhe sot numëron transmetimin në më shumë se 60 shtete.

 

 

Publiku shqiptar u njoh me këtë serial falë transmetimit ekskluziv në platformën Tring e cila kujdeset gjithmonë për të sjellë më të mirën për teleshikuesit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *