Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët.

 

Gjatë fjalës së tij Berisha ka folur për rritjne e çmimit të karburantit në vend. Ai kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë së anëtarëve të bordit të Transprencës.

 

Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së Bordit të Transparencës. Anëtarët të japin dorëheqje, të mos shndërrohen në vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar në një organizatë kriminale.

Bordet antikushtetuese janë shndërruar në mega-shushunjat e Edi Ramës të cilat po vjedhin, plaçkisin, grabisin çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Mjafton t’ju rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 185 lekë, kundrejt 2500 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Europë dhe botë përveçse në çifligun e Edi Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën, duke dhunuar ligjet natyrale të tregut, për plaçkitur qytetarët e vet së bashku me klientelën e tij.

Të dhënat e politikaneve që ndoqi Edi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër tejet alarmante.

Ju keni lexuar këto ditë organizatat më prestigjioze për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm.

Shqipëria nuk mund të ketë, asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet.

Dhe njëherë, kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. Kërkoj dhe u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqje menjëherë, të mos shndërrohen në një vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar tashmë e njohur univeralisht si një organizatë kriminale.“, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *