Subscribe

Konflikti rusi-ukrainë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e cmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike në të gjithë ballkanin perendimor. Disa shtete në rajon kanë marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e paprecedentë të çmimeve.

 

Maqedonia e Veriut miratoi një paketë që do të lehtesojë qytetarët: ato përfshijnë uljen e akcizës për karburantet, heqjen e TVSH-së për artikujt ushqimor bazë, si mielli, buka, vaji, sheqeri e disa prodhime tjera. Akciza për energjinë elektrike do të jetë 5% deri në fund të këtij viti. Sa i përket karburanteve, maqedonia e veriut ka vendosur edhe heqjen e taksës ekologjike.

 

Qeveria serbe njoftoi se për të mbajtur situatën nën kontroll nuk do të lejojë eksportin e miellit, grurit, vajit dhe misrit. Ndërsa për karburantet, Beogradi do të ndryshojë akcizën.

 

Në Kosovë çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë. Kryeministri Albin Kurti vendosi një marzh tregtar vetëm për derivatet e naftës, si një mënyrë për të ruajtur mundësinë e çrregullimeve në treg.

 

Qeveria bullgare bleu 1,5 milionë tonë drithë me çmimet e tregut e cila do të jetë e mjaftueshme deri në të korrat e 2023. Po ashtu ekzekutivi po kujdeset që të mos ketë ndërprerje të naftës dhe gazitndërsa thotë se se ka një plan B nëse marrëveshja për importin nga Rusia, prishet.

 

Malit të Zi regjistroi po ashtu çmimin më të lartë të naftës që nga 2008. Qeveria thotë se e ka të pamundur për ta ndaluar rritjen, por deputetët pritet të miratojnë ligjin për akcizat për të mundësuar një ulje deri në 20% për shkak të situatës së pazakontë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *