Çmenduri! Hyn në shkollë dhe plagos 14 fëmijë me thikë kuzhine

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një çerdhe në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.
Policia thotë se një grua 39-vjeçare që mbante një thikë kuzhine në dorë hyri në një shkollë në rrethin Banan të premten në mëngjes, dhe filloi të sulmonte fëmijët.
Motivi për sulmin është ende i paqartë, ndonëse disa media lokale thonë se gruaja kishte një ankesë kundër qeverisë.
Gruaja, mbiemri i të cilës ishte Liu u arrestua në vendin e ngjarjes
Ndërkohë policia ka mohuar lajmet në media se dy fëmijë vdiqën.
Krimi i dhunshëm në shkollë është relativisht i rrallë në Kinë, ndonëse ka pasur një varg sulmesh me thikë në shenjë proteste kundër qeverisë.
Në prill, nëntë nxënës të shkollave të mesme vdiqën kur një 28-vjeçar i sulmoi ata ndërsa po udhëtonin për në shtëpi. Ai u ekzekutua në shtator ndonëse thuhej se ishte me probleme mendore.





