E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Çmenduria e kinezëve të Milan, 130 mln € për tre yje në merkato

Pronarët e rinj kinez të Milanit dhe drejtuesit e lartë të skuadrës, italianet Fasone dhe Mirabelli po projektojnë merkaton e parë në epokën e re të klubit pas ikjes së presidentit legjender Bersluconi.

 

Mediat italianë shkruajnë se gjatë verës pritet që presidenti Yonghong Li të shpenzoje plot 130 milion euro për të përforcuar skuadrën dhe për ta bërë konkuruesë në Itali dhe Europe. Sipas mediave fqinje, goditja e parë tashmë e siguruar është qëndërmbrojtësi Musachio i cili do të blihet nga Villareal për 15 milion euro.

 

Reklamë

Tashmë kërkohet një mbrojtës krahu ku alternativat janë Alberto Moreno i Liverpool, Juan Bernat i Bayern Mynchen, Sead Kolasinac i Schalke, Ricardo Rodrigez i Wolfsburg dhe Antonio Barreca i Torinos.

 

Për mesfushën vijon të jetë e nxehte pista Fabregas, Tolisso i pëlqyer nga Montela, por edhe Luis Gustavo, Mateo Kovacic dhe talenti I Sassuolos Lorenco Pellegrinin, përvec rinovimit të detyruar të Sussos dhe dëshirës për të blere Deolofeun.

 

Sulmi është pika me e nxehte e merkatos milaniste pasi aty është premtuar blerja e një emir të madh. Moratta është tejet i pelqyer por konkurrenca e Chelsea është e fortë, prandaj këmbëngulja më e madhe mund të jetë për Pierre-Emerick Aubameyang, i dalë në klubin kuqezi vite me parë. Trajneri kuq e zi pëlqen shumë Kaliniç të Fiorentinës ndërsa të tjera emra janë Benzema, Belotti, Berardi dhe Keita Balde.

Vazhdo të lexosh

Reklamë