E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Çmendet” moti në Itali! Çadrat “fluturojnë” nga stuhia, pushuesit largohen nga paniku

Momente paniku janë përjetuar në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, Itali, pasditen e së dielës, kur një tornado e papritur goditi zonën bregdetare duke shkaktuar kaos mes pushuesve.

Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua brenda pak minutash dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë.

Reklamë


Pushuesit nisën të vraponin në panik për t’u larguar nga zona e rrezikut, ndërsa punonjësit e plazhit përpiqeshin të rivendosnin qetësinë.

“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër”, tha një punonjës i një dyqani pranë plazhit. Ai shtoi se situata zgjati disa minuta dhe megjithë frikën, për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë