Club Bryzh pranë titull kampion ne belgjikë kur kane mbetur edhe dy jave nga përfundimi i playoffit.

 

Ne takimin e transmetuar ne platformën Tring skuadra e Ivan Leko arriti te fitonte me përmbysje 3-1 ne fushën e Cherleroi, ne ditën me te rëndësishme te kampionatit duke mbyllur 6 jave makthi ku kishin arritur vetëm një fitore.

 

Por ne Stade Du Pay ishin zebrat qe surprizuan jo pak kur gjeten rrjetën te paret ne minutën e 18 me iranianin Rezai qe ktheu ne gol një penallti te marre nga Mamadu Fall.

 

Ne pjesën e dyte erdhi dhe përmbysja e madhe me tre gola ne harkun kohor te 9 minutave. Fillimisht kapiteni Former ne minutën e 64 shënoi një gol spektakolar ne goditje dënimi.

Vanaken ne minutën e 71 përmbysi shifrat, ndërsa Jelle Vosen sigloi shifrat përfundimtare 3-1 dy minuta me vone.

 

Club Bryzh u ndihmua edhe nga humbja e Anderlecht ne mesdite 1-3 nga Standardi qe mori vendin e dyte ne renditje.

 

Pas një pjese te pare pa gola skuadra nga Liezhi zhbllokoi shifrat me fillimin e te dytës me junior ndërsa ne minutën e 51 Emond dyfishoi rezultatin.

 

Todorcik duket se futi Anderlecht ne loje kur ngushtoi diferencën ne minutën e 63. Por braziliani Edmilson Junior ne minutën e 78 shënoi një tjetër gol duke vulosur shifrat 3-1. Pas dy ditësh Standardi pret ne shtëpi Club Bryzh ne javën e parafundit ndërsa diferenca mes tyre është 4 pikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *