E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Club Brugge ndalet serish, Genk i bën nder Anderlecht-it në garën për titull

Genku i bëri një ndër të madh Anderlecht-it duke ndaluar në barazim 1 me 1 në shtëpi, ekipin kryesues të kampionatit belg, Club Bryzh.

 

Reklamë

Në sfidën e javës së 5 të play off që u transmetua në Tring, të zotët e shtëpisë zhvilluan një ndeshje tejet pozitive ndaj skuadrës pretendente për titullin kampion duke mos hapur aspak rrugë e duke marrë gjithashtu një pikë të vlefshme në luftën për një vend në kupat e Europës.

 

Trosard ishte i pari që regjistroi një rast të pastër për shënim në portën e Bryzh në minutën e 12 por portieri mik Gabulov ishte i saktë në reagim. Reagimi i kryesuesve të kampionatit ishte i shpejte dhe vetëm 1 minutë më vonë Rud Vormer provoi me një të djathtë brenda zonë që u grushtua nga portieri vendas Vukovic.

 

Bryzh pati pretendime për dy penallti, ku rasti me i dyshimte ishte ai i minutës së 51 kur Abdullah Diabi u rrezua në zonë pas një kontakti të dukshëm me kundërshtarin, megjithatë gjyqtari vazhdoi ndeshjen.

 

Pavarësisht kësaj, në të 65 ishte pikërisht Diabi i cili dha një pasim të saktë në qendër të zonës për Ueslin që kaloi miqtë në avantazh.

 

Por avantazhi nuk zgjati shumë pasi 3 minuta më vonë, Trosard ishte i shkëlqyer me kokë duke baraspeshuar shifrat e një takimi që deri në fund nuk pati me ndryshime ne rezultat.

 

Bryzh ka 42 pikë, 8 më shumë nga Anderlecht-i i vendit të dytë që mund të ngushtojë diferencën nëse fiton sonte ndaj Sporting Cherlerua në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë