Klub Bryzh e nis me se miri kampionatin belg dhe fiton bindshëm transferten e Lokerenit 0-4. Ishte edhe nje lloj prove gjenerale per trajnerin e ri Ivan Leko përpara ndeshjes se kthimit per kualifikueset e Champions League kundër Bashaksehir ne Stamboll, ku i duhet te fitoje me te paktën nje gol diference per shkak te barazimit te pafalshëm 3-3 ne ndeshjen e pare ne Bryzh.

 

Gjithsesi ne ndeshjen hapes te proliges belge nje ekskluzivitet i paketës Tring pas barazimit zhgënjyes te Anderlehtit, ziklaterit kane zbritur ne fushe jo me formacionin kryesor, por kane kaluar ne avantazh qe ne minutën e 4. Pas nje goditjeje këndi te Former është mbrojtësi Meshele qe kërcen me shume nga te gjithë dhe e çon topin ne rrjete.

 

Vendasit shokohen dhe ne minutat 17 dhe 24 pësojnë edhe dy gola te tjerë me autor 18 vjecarin Bonaventure qe ishte zbulimi i ndeshjes. Me nje fizik te forte mjaft i shpejte dhe gjakftohte përpara portës, nigeriani i ardhur nga Ukraina kete sezon rezultoi vendimtar edhe per shkak te mënyrës se si rrodhen ngjarjet me pas. Ende pa u mbyllur pjesa e pare Bryzh mbetet me dhjete lojtare per shkak se Palacios le skuadrën me 10 vete, pasi shkakton nje faull teksa ishte lojtari i fundit. Edhe pse me nje lojtar me shume Lokereni nuk ka forca te godasë Bryzhin dhe per ironi godet portën e tij.

 

Sulmuesi i sapofutur ne fushe Miric shkakto nje autogol me te nisur pjesa e dyte dhe ndeshja shkon ne 0-4, rezultat me te cilin edhe mbyllet. Por kampionati e kryeson Zulte qe ka shkatërruar Eupen ne transferte 0-5, duke e vazhduar aty ku e lanë sezonin e shkuar kur ishin surpriza e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *