Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet...

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën pesë persona

Makina përfundon në oborrin e banesës në Klos

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark Eagle” në...

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia globale

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Plani i...

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9 maj, Ukraina...

Mesazh i Mojtaba Khameneit: Irani do të mbrojë aftësitë...

Trump i përgjigjet kancelarit gjerman: Merz duhet të përqendrohet...

Çlirohet Damasku, arratiset Assad. Rebelët sirianë i japin fund diktaturës afro 50 vjeçare

8 Dhjetor 09:35

Rebelët sirianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të diele nën kontroll kryeqytetin, Damask, duke i dhënë fund regjimit pothuajse 50-vjeçar diktatorial të të Bashar Al Assad.

Damasku është “tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo edhe :

Related Posts

Rebelët marrin Damaskun, Trump: Assad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë! Kryeministri sirian: Të mbajmë zgjedhje të lira

Forcat opozitare iu afruan kryeqytetit të shtunën pas një ofensive të nisur nga veriperëndimi i vendit 10 ditë më parë. Lajmi për lirimin e plotë erdhi mëngjesin e këtij 8 dhjetori ndërsa populli pushtoi qendrën e kryeqytetit.

Njerëzit u ngjitën mbi tanke dhe brohoritën ndërsa shkelnin mbi një statujë të rrëzuar të babait të Asadit.

Diktatori Bashar al Asadi i cili udhëhoqi vendin për 25-vite pas babait të tij, raportohet të jetë larguar nga vendi pas mesnate. Vendndodhja e tij nuk dihet, megjithëse vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, konfirmoi largimin e tij me avion pa dhënë detaje ku ka udhëtuar.

Koalicioni rebel sirian tha se po vazhdon punën për të përfunduar transferimin e pushtetit në Siri te një organ qeverisës kalimtar me kompetenca të plota ekzekutive.

Kryeministri tha se qeveria është e gatshme t’i zgjatë dorën opozitës dhe t’ia dorëzojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

“Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar dhe kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”,  tha kryeministri.

Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shkruar në llogarinë e tij në Truth Social se “Assadi është larguar nga shteti. Mbrojtësja e tij, Rusia, nuk ishte e interesuar që ta mbronte më”.

Ekspertët nënvizuan se rënia e regjimit të Assadit do të paraqesë një humbje të madhe gjeopolitike për Kremlinin, i cili së bashku me Teheranin kanë mbështetur Qeverinë siriane përgjatë luftës civile që nisi më 2011. /vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Damasku Rebelet vizion plus.tv

Nga e njëjta kategori

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e larta të energjisë

më shumë...

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën pesë persona

më shumë...

Makina përfundon në oborrin e banesës në Klos

më shumë...

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

5:40

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia...

5:37

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj:...

5:31

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9...

5:24

Muaj maj sjell ndryshimin për këto shenja...

5:13

Mesazh i Mojtaba Khameneit: Irani do të...

5:09

Trump i përgjigjet kancelarit gjerman: Merz duhet...

4:57

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për...

4:30

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër...

4:29

A do të sjellë BE-ja një taksë...

4:24

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga...

4:21

Vendoset data, ja kur do të mbahen...

4:02

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3...

4:01

Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri...

3:51

Berisha: Pa zgjedhje s’ka të ardhme, Shqipëria...

3:46

Mbi 50 mijë trauma në vit në...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.