Juristi Çlirim Gjata ka folur mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” lidhur me reformën ne drejtësi.
Sipas Gjatës pesë vite pas fillimit të Reformës në Drejtësi kemi vetëm diçka më shumë se asgje.
Gjata u ndal edhe tek ndërtimi i kësaj reforme si dhe organet e drejtësisë, për të cilët shprehu shqetësimin se nuk janë të ndërtuara 100%. Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk i shpëtoi dot luftës për pushtet.
“Sistemi i drejtësisë ka tre kollonat e tij: ndërtimi, funksioni e kontrolli Pas pesë vitesh kemi dicka më shumë se asgjë. Këtu po çalon ndërtimi. A u përdor ndërtimi i kësaj refrome për të përfituar për pushtet? Si shpjegohet që në ndërtim të kësaj reforme organet e Drejtësisë nuk janë të ndërtuara 100%. Që duhej Reforma në Drejtësi duhej, po problemi është që nuk i shpëtuam dot luftës për pushtet.Çështja është e para, se kemi 21 breza magjistratësh, si shpjegohet që në organet e reja të Drejtësisë, te Gjykata e Apelit gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese nuk ka magjistratë. Të gjithë vijnë nga vitet 80 po që s’ kanë pasur lidhje me shkollën e magjistraturës”, u shpreh Gjata.