Subscribe

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha për “Quo Vadis” se në 21 Janar Garda vrau protestuesit nga pakujdesia.

 

Duke komentuar protestën e qytetarëve për Klodian Rashën, Gjata deklaroi se kjo është një vrasje pas shpine.

 

“Rama nuk ulet të thotë pse erdha deri këtu, por thotë këto. Kryeministri i barazon shtetasit e vet me një organizatë terroriste, madje edhe opozitën. Ky tani me pafytyrësinë  etij politike dhe çnjerëzore na kategorizon ne si organizatë terroriste. Por çfarë bënë këta? Vranë një 25-vjeçar kot, natën, pas shpine. Në 21 Janar nuk u vranë nga policia, por nga Garda sepse deshën të hyjnë brenda. U vranë me rikoshet. Vrasje nga pakujdesia. Vetëm për dy veta ka dalë, për dy të tjerë ende nuk ka dalë. Policia nuk është për të na vrarë, por për të na mbrojtur. Garda mbron personalitetet dhe institucionet. Ky e ka vrarë nga mbrapa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *