Subscribe

Eksperti për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata denoncoi këtë të premte se shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë nuk është rindërtuar ende. Një vit pas tërmetit, sipas tij, fondet për këtë projekt po vidhen nga qeveria.

 

Në një deklaratë për mediat, demokrati u shpreh se fondet për këtë shkollë janë vjedhur dy herë, një herë para tërmetit dhe një herë pas.

 

“Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë. Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hiena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit. Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur.”

 

Çlirim Gjata tha se qeveria nuk e ka prioritet ta rindërtojë sa më shpejt shkollën. Ai paralajmëroi se hajdutët do të përgjigjen shumë shpejt para ligjit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *