Kandidatja demokrate Hillari Klinton thellon ndjeshëm diferencën me rivalin e saj republikan Donald Trump në garën për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në vend. Në një sondazh të fundit të NBC-së, Klinton rezulton të jetë 11 pikë përpara, pasi gëzon 46% kundrejt 35% që ka marrë multimilairderi. Kjo është diferenca më e madhe mes dy kandidatëve që prej muajit shtator. Ndikim të ndjeshëm në këtë rezultat ka patur paraqitja e fundit të Trump, i cili ndonëse arriti të rikonfimonte kandidaturën e tij brenda partisë, pësoi një humbje të thelle përballe Klinton. Renia nisi pas shfaqjes se një materiali filmik ku Trump ofendonte femrat. Sipas mediave ne SHBA, pritet qe diferenca te thellohet ne favor te ish-sekretares amerikane te shtetit, pasi flitet se do te publikohen disa materiale te tjera video, ku kandidati republikan shfaqet duke ofenduar personat me ngjyre dhe grupe te tjera te mëdha votuesish. Mes dy rivaleve kryesor Trump e Klinton ka ende nje debat te fundit, i cili do te mbahet më 19 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *