E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Civilët e vrarë në Bucha/ Zelensky shpërthen ndaj forcave ruse: Grabitës, torturues

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy , iu drejtua forcave ruse si “vrasës” dhe “torturues”  pasi qindra trupa të civilëve ukrainas u gjetën në rrugët e qyteteve përreth Kievit gjatë fundjavës.

 

Ai gjithashtu u zotua të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha “krimet” ruse në Ukrainë , duke thënë se kishte krijuar një “mekanizëm të posaçëm” për ta bërë këtë.

 

Reklamë

Përmes një videomesazhi, Zelensky ka shpërthyer ndaj forcave ruse.

 

“U vranë qindra njerëz. Civilë të torturuar, të ekzekutuar. Kufomat në rrugë… E keqja e përqendruar ka ardhur në tokën tonë. Vrasësit. Torturuesit. Përdhunuesit. Grabitës. Të cilët e quajnë veten ushtri. Dhe të cilët e meritojnë vetëm vdekjen pas asaj që bënë”, ka thënë Zelensky në një videomesazh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë