Subscribe

Shqipëria dhe Greqia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për zonat ekskluzive ekonomike. Kështu u shprehe kryeministri Aleksis Tsipras për mediat greke pas takimit me Edi Ramën në Samitin e Londrës. Ai theksoi se  negociatat nuk kanë përfunduar ende, por takimet mes ministrave të jashtëm do të konkludojnë në një pakt, sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Është bere pune esenciale nga ana e dy ministrave te jashtëm per nje seri ceshtjesh te cilat rendojnë marrëdhëniet e dy vendeve. Prej dekadash jemi shume prane nje zgjidhjeje persa i perket përkufizimit te zonës ekskluzive ekonomike, e cila i jep avantazhe pozitive anës greke. Nuk dua te hyj ne detaje, por kryesisht i hap rrugën përcaktimit gradual te zonës tone ekskluzive ekonomike, te paktën duke filluar nga perëndimi qe te mund te vazhdojmë dhe me vendet e tjera. Dy ceshtje te cilat mbeten përveç zonës Ekskluzive Ekonomike janë çështja e luftës dhe e kufijve. Kemi përparuar deri ne nje pike te caktuar, por nuk mund te themi se i kemi finalizuar. Rashe dakord me homologun tim shqiptar qe se shpejti dy ministrat e jashtëm te vazhdojnë përpjekjet e tyre pa patur trysni qe te kemi nje përfundim pozitiv sa me shpejt qe te jete e mundur.”

 

Gjatë samitit të Londrës Rama dhe Tsipras ranë dakord për një zgjidhje pozitive mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi se “aktualisht palët janë në një proces, por janë përballur me rezistencë politike nga të dyja palët, si në Shqipëri ashtu dhe ne Greqi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *