E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cili është sekreti i Shqipërisë në avancimin e shpejtë që po bën drejt BE? Rama: Përkushtimi, puna dhe ndryshimi i qasjes së Brukselit

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Euronews EU Enlargement Summit, ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I pyetur nga moderatorja se cili është sekreti i Shqipërisë që po ecën me një shpejtësi të madhe në rrugën drejt integrimit, ku në 11 muaj ka hapur 5 nga 6 kapituj, Rama tha se sekreti është te refuzimi.

Reklamë

Sipas tij, në kohën kur refuzohej hapja e negociatave, Shqipëria përgatitej gjithmonë e më shumë për të qenë gati në momentin që do të hapeshin negociatat për të avancuar më tej.

Një tjetër pikë që solli këtë ndryshim mes Shqipërisë dhe familjes europiane është ndryshimi i qasjes së BE-së, e cila ndryshoi kurs në momentin që pati një agresion të armatosur në tokën e Europës, duke iu referuar sulmeve ruse mbi Ukrainë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Raporti është shumë pozitiv, i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujt brenda 11 muajve, është një rekord absolut. Vetëm pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim.

Pyetje: Cili është sekreti?

Rama: Përveç të zakonshmes që lidhet me punën e madhe, do të shtoja se shpejtësia lidhet me dy faktorë kryesorë. Nga njëra anë, gjatë atyre që unë i quaj vitet e poshtërimit, ato vite kur Komisioni i BE rekomandonte të çelte bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe refuzoheshim, ne me kokëfortësi punonim për momentin e çeljes, dhe stërviteshim, dhe i thoshim vetes se momenti ynë do të vijë dhe për atë moment do të jemi gati. Kur momenti mbërriti, ne ishim shumë të përgatitur.

Pyetje: Duke pasur parasysh se ky ishte një proces i gjatë, ku keni folur për objektivat e Brukselit, çfarë ka ndryshuar?

Rama: Ja ku vjen faktori numër 2, që është pikërisht Brukseli, i cili ndryshoi qasjen e tij dhe udhëzimin. Për fat të keq, u desh një agresion ushtarak në tokën europiane për ta bërë Brukselin të zgjohej.

Vazhdo të lexosh

Reklamë