Cilat janë degët që rrezikojnë të mbyllen?

Në universitetin e Tiranës vijon normalisht procesi i regjistrimit te aplikantëve dhe raportohet se po vijon me sukses dhe me ritme të kënaqshme. Studentët mund të informohen në kohë reale për shpalljen e fituesve ne portal dhe ky është një avantazh sepse arrijnë të regjistrohen në kohë.
Degët më të kërkuara jane Informatika, Drejtësia dhe Gjermanishtja, kështu duke iu përshtatur tregut të punes.

Ndërsa një problem qe po haset në këtë fazë të rëndësishme të regjistrimeve, janë kërkesat e ulëta për deget Fizikë dhe Gjuhë Ruse, ku në raundin e parë kishte vetëm tre kandidate.

Jane degë qërelativisht kanë vështirësi në tregun e punës. Në varësi të kuotave të pranimit në të gjitha Fakultetet e Universisteti të Tiranes, disa studente mund edhe t’a shohin si alternativë studimi Rusishten dhe Fizikën, nëse në raundet paraardhëse nuk janë shpallur fitues.




