E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cila është zgjidhja përballë kësaj situate? Muharremi: Ju bëj thirrje studentëve të distancohen nga kriminelët e demokracisë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës u ka bërë një apel protestuesve nga studioja e lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili.

Muharremi ka kërkuar që palët të qetësohen dhe të protestojnë paqësisht.

Reklamë

Ai ka bërë thirrje që studentët të distancohen nga kriminelët e demokracisë dhe të mos përdoren nga ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Zili: Protesta nuk ka ndërmend të shuhet. Në këto kushte, cila është zgjidhja?

Muharremi: Një ftesë dhe kërkesë shumë e sinqertë ndaj studentëve dhe protestuesve që të ndalojnë aktet vandale. Të ndalojnë dëmtimin e bizneseve, të cilat janë ekonomi familjare. Mos përdorni dhunë ndaj oficerëve të policisë. Protestoni paqësisht dhe dialogoni. Distancohuni nga individët, nga huliganët dhe nga kriminelët e demokracisë që duan të shkatërrojnë vendin dhe të na kthejnë në regres, për të na kthyer në vitin 1997. Rreziku që ne po përjetojmë do të jetë një rrezik që do ta vuajnë fëmijët tanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.