E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Cila është kënga që shqiptarët duan më shumë nga Mariola dhe Jurgeni? Këngëtarët flasin në “Vizioni i Pasdites”

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun Mariela dhe Jurgen Kaçani kanë qenë pjesë e emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Motër e vëlla në jetë por “çift” në skenë u janë përgjigjur pa dorashka pyetjeve të bëra nga moderatorja Brikena Prifti, s ai përket projekteve të tyre muzikore, apo atë që pëlqen më shumë publiku te ta.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Projekti më i dashur për të dy?

Jurgen Kaçani: Nuk do veçoja ndonjë projekt, pasi për të gjitha japim maksimumin. Mariola vjet ka bërë një pauz 12-13 muaj pa nxjerrë një këngë, deri sa erdhi momenti i duhur. Duam që çdo gjë që ne bëjmë të japim maksimalen.

Mariola Kaçani: Nuk diskutohet që ka krijimtari që janë më të bukura. Por kur ke diçka me pasion nuk nisesh vetëm të bëjmë diçka. Ajo se si e mirëpret publiku është tjetër gjë.

Brikena Prifti: Ka një projekt që ti e ke përzemër?

Mariola Kaçani: Ka këngë që mua më pëlqen më shumë e Jurgeni thotë kjo nuk ëhstë gjë, por mua më pëlqebn.

Brikena Prifti: Cila është kënga që publiku ju kërkon sa herë e sheh?

Mariola Kaçani: Dallgët buzë Jonit ka qenë një kolazh që ka patur një impakt shumë të fuqishëm. Ne se kishim publikuar ende, por njerëzit e kërkonin duke pyetur se kur do dalë. Ka në koncerte këngën “Jam Vlpnjate” ose “Nipçe” që ka bërë Jurgeni.

Jurgen Kaçani: Ose këngën “Xhaxhai”.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë