E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Cikloni Gita godet Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Zelanda e Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas goditjes nga cikloni Gita këtë të martë. Rrugët janë bllokuar, ndërsa dhjetëra shkolla janë mbyllur. Linja ajrore kombëtare e Zelandës së Re ka anuluar të gjitha fluturimet.

 

Autoritetet paralajmërojnë se stuhia me erëra që arrijnë deri në 150 km për orë, nuk do të ndalet deri mëngjesin e së mërkurës.

 

Reklamë

Qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa shumë prona në bregdet janë shkatërruar.

 

Zyra kombëtare e mbrojtjes civilë është vënë në gatishmëri për evakuimin e banorëve të përmbytur.

 

Javën e kaluar një tjetër stuhi goditi ishujt Tonga dhe Fixhi, duke shkaktuar përmbytje masive. Dhjetëra persona ishin lënduar ndërsa mes ndërtesave të shkatërruara ishte edhe parlamenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë