E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Cikalleshi nuk di të ndalet në Turqi

Sokol Cikalleshi është duke përjetuar një moment shumë të mire të karrierës së tij. Sulmuesi kavajas realizoi sërish në kampionatin turk. Në sfidën e javës së 32 skuadra e tij Akhisar mundi 3 me 0 në shtëpi  Alaniaspor, në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares kuqezi luajti titullar për 90 minuta. Vendasit kaluan në avantazh ne minutën e 11 me anë të Miguel Lopez. Për të dyfishuar shifrat duke vënë në duar të sigurta tre pikët në këtë përballje, mendoi pikërisht Cikalleshi i cili në minutën e 68 falë një pasimi të marrë nga Adin, arriti të dyfishojë rezultatin. 6 minuta para fundit Hurmaci shënoi edhe golin e trete. Dy javë para fundit, Akhisar renditet ne vendin e 7 me 45 pikë ndërsa Cikalleshi shënoi golin e  6 ne 10 paraqitjet e fundit si titullar tek ky ekip. Pas një pjesë të parë sezoni shumë të dobet ku ai nuk preferohej titullar, në muajt e fundit Cikalleshi është kthyer ne një lojtar kyç për Akhisar e po ashtu shpresë për kombëtaren kuqezi në prag të ndeshjes me Izraelin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë