E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës 10-vjeçare!

Armie Hammer dhe Elizabeth Chambers kanë njoftuar ndarjen e tyre pas 10 viteve martesë.

Në një deklaratë të postuar në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, krahas një fotografie të hedhur nga dyshja, deklaruan se ata kanë vendosur të ndahen.

Reklamë

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri.”- shkruhet në postim.

Armie dhe Elizabeth janë prindër të dy fëmijëve, Harper Grace, 5 vjeçe dhe Ford Douglas Armand, 3 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë