Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta. Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës që është dërguar në Prokurori evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes dhe nipit të tij.
Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate. Në momentin kur ka përfunduar biseda, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, por nuk pranoi të kërkojë ndjesë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prani të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon se konfliktet mes prindërve të tij kanë nisur që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranoi dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën.
Për raportin gruaja thotë se ka ndodhur vetëm një herë. Polici që shtiu 6 plumba drejt inxhinierit të ERE i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar.
Të njëjtën ditë, Goxhara pasi mbaroi takimin në qendrën tregtare shkoi në shtëpinë e tij dhe ka organizuar ngjarjen. Sipas grupit hetimor polici 46-vjeçar, e ka mbajtur në vëzhgim 45-vjeçarin Kosta dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë.
Pas plagosjes Goxhara telefonoi djalin ku u takuan te rrethrrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizoi por arriti të ndalojë vetëm djalin e mitur dhe jo efektivin. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Polici vijon të jetë në kërkim, ndërkohë që drejtoria e policisë ka vendosur një shpëerblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij./vizionplus.tv










