Chelsea shpartallohet në Watford

Humbja e dyte radhazi ne kampionat per Chelsean, por qe mund t’i kushtojnë te ardhmen teknikut Antonio konte. Ne javën e 26 te kampionatit anglez, blutë e Londrës u shpartalluan 4-1 ne Vicarage Road nga Uatford me vendasit qe shenuan 3 gola ne 7 minutat e fundit. Edhe pse per Chelsean ishte nje mundësi e arte jo vetëm per te parakaluar Liverpulin, por edhe per tju afruar vendit te dyte ne renditje, takimi filloi me presionin e te zotëve te shtepise te cilët paten dhe rastet me te mira per te kaluar ne avantazh. Pika e ktheses ne kete ndeshje ishte minuta e 30 kur Bakajoko la skuadren me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe. 4 minuta nga fundi i pjeses se pare gjyqtari kryesor akordoi nje penallti te cilen e ktheu ne gol Dini. Edhe pse ne disavantazh te nje goli dhe nje lojtari me pak, Chelsea ne sulm ne pjesën e dyte per te barazuar shifrat. Dhe ne minuten e 82 e gjeti ate me Hazard me talentin belg qe beri gjithçka i vetem per te çuar topin ne rrjete. Gjithsesi gëzimi i barazimit zgjati fare pak pas dy minuta me vone Janmaat pas nje kombinimi me Pereira kaloi përsëri ne avantazh Uatford. Goli i pesuar i dha goditjen shkatërrimtare Celsit qe ne minutën e 88 kapitulloi kur Delofeu gjeti rrjetën e pare me fanellën e re te Uatfordit. Ne minuten e pare te shtesës ishte Pereira qe vulosi rezultatin përfundimtar, fitorja e pare e vitit per kete skuadër ne Premier League. Per Chelsean humbja e dyte e thelle me radhe pas atij ndaj Bornemuth, ose 7 gola te pësuar ne dy ndeshjet e fundit.
Lacio humbi mundësinë e shkëputjes ne vendin e trete ne renditjen e përgjithshme teksa pesoi nje humbje surprize ne shtepi nga Xhenoa. Ne javen e 23 te serisë A skuadra e Inxagit u mund 1-2 nga Xhenoa ndërsa tashme ndjen kërcënimin e Inter dhe Romes ne zonen champions. Pas nje pjese te pare te mbyllur me rrjeta te paprekura ishte Xhenoa qe kaloi ne avantazh me Pandev ne minutën e 55. Parolo 4 minuta me vone barazoi shifrat te cilat do te ndryshonin ne fundin e takimit. Ne minutën e 81 Laxalt ju anulua nje gol pas teknologjisë var por uruguaiani gjeti rrjeten ne minutën e dyte te shtesës, duke i dhene tre pike skuadrës se tij qe tashme largohet nga zona e renies nga kategoria.




