Chelsea rikthehet tek rezultatet pozitive në kampionat teksa mbrëmjen e të hënës mposhti 3-0 West Ham në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Frenk Lampard nuk pati shumë vështirësi edhe  pse  takimi nisi si mos më keq pasi Cilluell la fushën i dëmtuar që në minutën e 10 të takimit.

Megjithatë, goli i avnatazhit nuk do të vononte shumë kur pak sekonda më vonë ishte Thiago Silva që tundi rrjetën kundërshtare.

 

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, blutë e Londrës u shfaqën dukshëm më dominues në fushë duke mos i lënë shumë hapsira miqve. Në minutën e 78 , ishte Abrahami që vulosi fatin përfundimtar të sfidës me dy gola të shpejtë në 3 minuta .

 

Pas këtij suksesi Chelsea e sheh veten në vendin e pestë me vetëm një pikë larg Evertonit dhe Manchester United  që ndodhen në vendin e trete dhe të katërt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *