E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea më në fund shikon dritë në fund të tunelit, fiton dhe i afrohet zonës Champions

Fitore për Chelsean ne javën e 34 te Premier League angleze duke ju afruar sadopak zonës Champions ne renditje edhe pse distance vazhdon te jete e madhe kur kane mbetur edhe 4 ndeshje nga përfundimi.

 

Reklamë

Blutë e Antonio Kontes arritën te dalin me tre pike nga fusha e Bernlit duke fituar me rezultatin 2-1.

 

Edhe pse luanin pa treshen Hazard, Wilian dhe Fabregas me mendje te gjysmëfinalja e kupës, londinezet kaluan ne avantazh qe ne minutën e 20 pas autogolit te Long.

 

Bernli rriti presionin drejt gjysmëfushës kundërshtare dhe ne minutën e 64 gjeti golin e barazimit me Barnes.

 

Por akoma pa ju gëzuar golit, te zotet e shtëpisë u befasuan 5 minuta me vone, kur Mojes mposhti portierin kundërshtar duke kaluar përsëri ne epërsi blutë, një rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fundin e takimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë