Chelsea e ka nisur mbrojtjen e titullit kampion ne Angli ne mënyrën me te dobët. Skuadra e Contes u mund në fushën e vet 2 me 3 nga Burnley në një ndeshje më së shumti të vendosur nga kartonët e kuq që u morën në pjesën e parë nga Cahill dhe në të dytën nga Fabregas.

 

Pjesa e parë ishte shokuese për blutë e Londrës, të cilët pasi mbeten me 10 lojtarë pësuan 3 gola nga miqtë. Aktivizimi i Morates në pjesën ë dytë i bëri mirë Chelseas, pasi ish-sulmuesi i Realit shkurtoi diferencat në minutën e 69. Por ndeshja u bë edhe me e vështirë për vendasit kur Fabregas doli jashtë me te kuq. Gjithsesi edhe pse me 9 lojtarë, Chelsea shënoi edhe golin e dytë me David Luiz në minutën e 88, por pa mundur dot të shmange humbjen që në start.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *