E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea marrëveshje rekord me “Nike”

“Nike” do të jetë sponsor i Chelsea për 15 vitet e ardhshme. Marrëveshja arrin shumën e 1 miliardë euro, më e madhja në historinë e klubit. ’Blutë e Londrës zyrtarizuan ndarjen nga “Adidas” në fund të muajit maj 2017, pasi të dyja palët ranë dokord të ndërprisnin bashkëpunimin 6-vjeçar midis tyre.

Marrëveshja me ‘Nike” do të sjellë në arkat e klubit rreth 67 milionë euro,dhe shuma totale prej 1miliard euro është më e madhja në historinë e futbollit anglez.

Marrëveshja me ‘Adidas”,sillte rreth 35 milionë euro përfitim,shumë kjo e cila është dyfishuar me marrëveshjen e “Nike”,megjithëse skuadra nuk mori pjesë në Kupat e Europës këtë sezon. Marrëveshja Chelsea-Nike do të nisë sezonin 2017-2018.

Vazhdo të lexosh

Reklamë