E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea kapitullon në derbi, Tottenham fiton me goleadë

Java e 16 e kampionatit anglez nisi me një surprize te madhe. Chelsea u dorëzua në derbin londinez kundër West Ham duke u mundur 1 me 0 e për pasojë skuadra e Conte-s rrezikon të humbasë edhe me shumë terren ndaj dyshes Manchester City dhe Manchester United në garën për titullin kampion. Të zotët ë shtëpisë shënuan shumë shpejt që në minutën e  6 me Arnautovic dhe ia dolën të mbajnë deri në fund këtë rezultat pavarësisht përpjekjeve maksimale të Chelsea-s.

 

Ndërkohe një tjetër ekip londinez, Tottenham,  shkelqyeu këtë javë duke mundur 5 me 1 Stoke City dhe u ngjit në kuotën e  28 pikëve. Autogoli i Shawcros hapi ndeshjen, me pas ishte Min Son, dopieta e Kane dhe Eriksen që vulosën këtë fitore te spursave.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë