Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama se 1.2 milion shqiptarë kanë bërë Check Up-in, ka ardhur reagimi nga radhët e opozitës.

 

Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias, në një postim në “Facebook” deklaroi se lista e publikuar nga Rama përbëhet nga emra qytetarësh që nuk e kanë bërë kurë Check Up-in.

 

“Të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 Kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një Kryeministër, me të njëjtat mashtrime për SHËNDETËSI FALAS. Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up cdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban: emra të personave që nuk jetojnë më; emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up; emra të sëmurësh që i detyrojne të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar; emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar; emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up; emra mesuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës; etj.”

 

Vokshi i kërkoi Ramës që të publikojë tabelën për 6.3 mln eurot që ka paguar për 420 mijë analizat që nuk janë bërë kurrë.

 

“Kryeministri Rama të publikojë tabelën për 6.3 mln EUROT paguar Vilmës për 420 mijë analiza të pabëra kurrë. Një abuzim skandaloz me buxhetin e taksapaguesve, evidentuar edhe në raportin e KLSH. Le të më padisë Rama për shpifje. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të publikuar listën e atyre që kanë bërë check up”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *