Subscribe

Kontrolli baze mjekesor i njohur ndryshe check up-i  eshte nje nga koncesionet me abuziv të këtyre viteve. Krahas presionit ndaj stafit mjekesor per te gjetur sa me shume persona  qe  kryejnekontrollin, ne listat emerore te check up   figurojne edhe te vdekurit.

Skandali  I radhes denoncohet nga opozita. Deputetja demokrate Albana  Vokshi gjate nje interviste ne edicionin qendror te lajmeve  ne vizion plus tregon se si pasurohet biznesmenja Vilma Nushi ne kurriz te shendetit te miliona shqiptareve

Deputetja Vokshi tregoi se gjate tre viteve  kompania koncesionare eshte paguar nga qeveria edhe per kontrolle qe nuk I ka kryer kurre. Per 420 mije check up te pa realizuara qe nga viti 2015, Vilma Nushi I ka shtuar biznesit te saj 6.3 milion euro.

Keto abuzime jane zbuluar edhe nga kontrolli I larte I shtetit I cili vetem per vitin 2017  ka vënë në dukje se qeveria ka paguar 1.7 milionë euro fatura fiktive për kompaninë koncesionare 3P Life.

Deputetja Vokshi thote se do te vijoje betejën me drjetesine pavaresiht perpjekjeve nga prokuroria per ta mbyllur ceshjen

Kostoja financiare e shtetit per nje check up eshte rreth 15 euro. Si rregull  ai  kryeht  nje here ne vit nga moshat 35-70 vjec. Por mjeket prej kohesh jane ne fushate, detyrojne pacientet te kryejne check up disa here ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *