Faza e grupeve te Uefa Champions League përfundon sonte ne platformën Tring dhe Vizion Plus me 8 takimet e 4 grupeve te fundit. Ne loje jane edhe 4 biletat e fundit per ne raundin tjetër per te cilat luftojnë ne këto 90 minuta 7 skuadra.
Grupi me i ndërlikuar ku nuk është vendosur asgjë eshte ai E. Kryesuesit e Liverpul përballen ne nje sfide vendimtare ne Anfild Roud, Spartakun e Moske, ndërsa me e lehte duket sfida e vendit te dyte Sevilja mysafire ne Maribor. Skuadra e Jurgen Klop nuk do te kete ne ketë perballje te fundit te fazës ne grupe Lalana, Matip dhe Ëard, ndërsa per ruset mungojnë Rebrov, Tigiev, Ananixe, Timofeev dhe Kombarov.
Ne grupin F Napoli i vendit te trete me 6 pike kërkon mrekullinë e kualifikimit nga Roterdami. Skuadra e Sarrit i duhet te fitoje ndaj Fejonordit, por njëkohësisht kryesuesit e Manchester City pa De Brojne Stones dhe Mandy te fitojnë ne Harkov ndaj Shaktar Donjeck. Ukrainasit te cilët ndodhen ne vend te dyte me 9 pike ju mjafton vetëm nje barazim.
Per Napolin, përveç Milik dhe Gulam mungesa e madhe është Insinje. Ne grupin G me Beshiktash te kualifikuar gjithë lufta behet per vendin e dyte. Porto ne kuotën e 7 pikëve pret ne Do Dragao vendin e fundit Monako. Ndërkohe Laipzig ne te njëjtin kuote pikesh me dragonjtë, sfidon ne Gjermani kampionet e Turqisë. Ne grupin G gjithçka është e zgjidhur.
Kryesuesit e Totenhem e mbyllin fazën e grupeve përpara tifozëve te tyre ne Uembli ne perballjen me Apoel Nikosia. Ndërkohe edhe pse gjithçka është përcaktuar nje sfide interesante eshte përcaktuar ajo ne Madrid mes Realit dhe Dortmund, perballje qe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus.
Per skuadrën e Zinedin Zidan do te mungojnë Bale, Carvahal dhe marokeni Achraf Hakim. Nga ana tjetër, gjermanet kane nje mal me mungesa plot 9 lojtare, por do te kërkojnë te marrin maksimumin per te mbetur ne turnetë ndërkombëtare, edhe pse tashme ne kupën e vogël te Europes.





