Uefa Champions League do te mësoje sonte ne mbrëmje dy cerekfinalistet e saj te pare. E nese nje emër tashme eshte i mësuar, Liverpuli pas fitores se thelle ne takimin e pare 5-0 gjithë vëmendja është përqendruar ne finalen e parakohshme ne Park De Princ, ku nje prej gjigandeve te futbollit do te largohet para kohe nga turneu prestigjioz.

 

Skuadra e cila vendosi kandidaturën ne fillim te sezonit per fitimin e titullit Paris Sg sfidon kampionin ne fuqi te Realit te Madridit. Pa yllin e saj Neymar dhe me te gjithë lojtaret e tjerë ne dispozicion, skuadra e Unai Emery i duhet te përmbyse shifrat 1-3 te takimit te pare me Santiago Bernabeu–Ensemble On Fa Le Faire – se bashku ja dalim, është ky slogani qe po përdor tekniku spanjoll pak i dashur ne Paris, duke i bere thirrje tifozëve te mbështesin skuadrën e tyre te zemrës.

 

Ne vend te Neymar pritet te futet ne fushe Di Maria ndërsa dyshimi mbetet te mesfusha per te zgjedhur nje mes Tiago Mota dhe Lasana Diara. Ndërkohe edhe qendra e mbrojtjes ka dyshimet e saj ne nje zgjedhje shume te vështire mes Markinjos Kimpembe dhe Tiago Silva. Ne kampin kundërshtar, Zinedin Zidan e di se nuk do ta kete te lehte kualifikimin edhe pse ka fituar ne takimin e pare.

 

Do te jete një takim i vështire per te dy skuadrat, nje nga ne do te jete jashtë Champions. Jemi përgatitur per çdo surprize, per 90 minuta apo me shume. Mungesa e Neymar nuk ben diferencën pasi Paris ka lojtare mjaft te talentuar qe do ta zevendesojne. Dyshimi i vetem per kete ndeshje është futja ne fushe qe nga minuta e pare e Toni Kros dhe Luka Modric qe vine nga dëmtimi. Ndërkohe ne Anfiled Roud, Liverpul i avantazhuar pas fitores se thelle ne sfidën e pare pret Porton.

 

Te kuqte nuk do te kenë shërbimet e Vijnaldum dhe Wudburn, ndërsa ne dyshim është Klyne. Për dragonjtë nje mal me mungesa: Musa Marega, Danilo Tikinjo Soares dhe Alex Tejes. Te dy takimet do te transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring dhe përpara fillimit te sfidave do te kete nje minute heshtje per nder te kapitenit te Fiorenties, Davide Astori, qe humbi jetën dy dite me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *