Uefa Champions League rezervon dy sfida te tjera drithëruese nga ky pritet te mësohen dy skuadrat e radhës qe do te kualifikohen per ne turin e 1/8-ve. Ne stadiumin mitik te Uemblit luhet nje tjetër përballje gjigandes Totenhem Hotspur kunder nenkampioneve te euroepes Juventus, nje sfide e cila do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Tring.

 

Londinezet vijnë me te avantazhuar ne ketë ndeshje pas barazimit 2-2 ne takimin e pare ne Torino, ndërsa ne kampin kundërshtar duhet Juventus me i mire per te kaluar nje kundërshtar ne forme te jashtëzakonshme. Spersat e mbyllen fazën e grupeve pa asnje humbje edhe pse duelonin me emra si Real apo Dortmund. Duhet te jemi cinike ka deklaruar Alegri përpara këtij takimi kërkohet qetësi ne nje ndeshje qe per ne është si nje finale. Jemi ne nje moment te mire është kundërpërgjigjur tekniku Pocetino, por ne futboll nganjëherë duhet edhe fat. Higuain dhe De Shiljo jane stërvitur dhe jane ne dispozicion te skuadrës.

 

Mungesa e madhe Manxhukic i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Londrës. Tashme i takon teknikut Alegri per te vendosur nëse do te hedh qe nga minuta e pare ne fushe Higuain ne krah te Dibala. Ne mbrojtje ka nje balotazh mes Barzali Lihtshainer dhe De Shiljo. Me shume mundesi skema 4-4-2 me Duglas Costa ne te majte te mesfushës. Pak dyshime per Pocetinon qe konfirmon koreanin Son qe se bashku me Delle Ali dhe Eriksen do te ndihmojnë gjigandin Eriksen. Ndërkohe ne Vizion Plus skuadra me ne forme e momentit Manchester City do te përballet ne Etihad ndaj Baselit.

 

Edhe pse te ashtuquajturit qytetaret jane pothuajse te kualifikuar per ne raundin tjetër pas fitores 4-0 ne takimin e pare ne Zvicër, tekniku Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij është vite larg lojës se zhvilluar te Barcelonës, kur ai e drejtonte klubin katalanas. Fernandinjo dhe Rahim Sterling do te mungojnë per anglezet, por rikthehet Fabian Delf. Ne kampin kundërshtar, mungesa e madhe per kampionet e Zvicrës është futbollisti i kombëtares shqiptare Taualnt Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *