E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions në Tring/ Porto-Barcelona dhe Fejenord-Atl.Madrid, duelet direkte për kualifikim

Të dyja ekipet kanë nga 9 pikë, por duke qenë se Shaktar ndjek me 6 pikë, dy skuadrat iberike nuk janë të qeta. Ukrainasit mund të përfitojnë, sepse luajnë  në letër një ndeshje të kalueshme ndaj Atverp të Arbnor Mujës.

 

Në grupin E vëmendja është e gjitha tek sfida direkte mes Fejenord dhe Atletiko Madrid.

 

Reklamë

Spanjollët kryesojnë me 8 pikë, 1 më shumë sesa Lazio dhe 2 më tepër sesa holandezët, ndaj dueli i sotëm në Roterdam është shumë i rëndësishëm.

 

Detyrë më e lehtë për Lacion, pasi italianët luajnë në shtëpi ndaj Celtik, duke pasur mundësi të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit.

 

Në grupin G, Manchester City dhe Leipzig tanimë të kualifikuara përballën në Etihad për vendin e parë.

 

Mision thuajse i pamundur gjithsesi për gjermanët, pasi duhet të fitojnë me 3 gola diferencë që të parakalojnë kampionët e Europës në fuqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë