Takimet e play off te Uefa Champions League vazhdojnë sonte ne mbrëmje ne platformën Tring dhe Vizion Plus me takime mjaft interesante.

 

Ne San Paolo te përkrahur nga 55 mije tifozë, Napoli i Elseid Hysaj do te kërkoje ta nisi me këmbe te mbare kundër francezeve te Nice ne përpjekje per te prere nje bilete per ne fazën e grupeve. Nje tabu per italianet play off i turneut prestigjioz qe nga sezoni I 2010-11 ne vetëm nje rast Milani ka arritur te siguroje te drejtën per ne fazën e grupeve. Kundërshtaret e Nises jane me mire nga ana fizike, kjo per faktin se kane zhvilluar 4 ndeshje zyrtare: eliminuan Ajaksin ne turin e trete te Champions, ndërsa kane luajtur edhe dy takimet e para ne kampionatin francez .

 

Gjithsesi francezeve do t’u mungojnë dy yjet: Baloteli nuk eshte rikuperuar ende, ndërsa blerja me e re Uesli Shnajder nuk është ne kondicionin e duhur fizik. Ndërkohe nje sfide mjaft interesante paraqitet ajo qe do te transmetohet ne Vizion Plus mes Bashakshehir  te Sokol Cikalleshi dhe Seviljes. Skuadra qe surprizoi jo pak vitin e kaluar duke u shpallur nenkampione e Turqisë është fuqizuar shume ne merkato duke afruar Gael Klishi, Emanuel Adebajor, Goghan Inler dhe Elia nga Fejenord.

 

Ne takimet e tjera Olimpiakos i Besnik Hasit sfidon kroatet e Rijekes, Celltik përballet me kazaket e Astana, ndërsa sllovenet e Maribor jane mysafire ne Izrael kundër Hapoel Beer Sheva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *