Uefa Champions League, nje ekskluzivitet i platformës Tring dhe Vizion Plus rikthehet pas nje pauze gati 2 mujore me dy takimet e para te vlefshme per turin e 1/8-ve. Turneu prestigjioz i europes futet tashme ne nje faze interesante me eliminime direkt pas fazës se grupeve. Ne Juventus Stadium ne nje ndeshje mjaft delikate zonja e vjetër sfidon Totenhem Hotspur.

 

Përballe nje skuadre ne forme qe ne grup u shfaq me mire se kampionet ne fuqi te Realit, italianeve ju duhet nje ndeshje taktikisht dhe teknikisht mjaft e mire nëse duan te vazhdojnë me tej aventurën ne champions. Per teknikun Alegri shume pak alternative duke pare se përveç Kuadrado dhe Matuidi do te mungojnë Dibala dhe Barzali. Konfirmohet skema 4-3-3 me De Shiljo ne te djathte duke pare mungesën e Lihtshteiner per nje problem muskulor. Ne mesfushe konkurrojnë tre lojtare per nje vend Sturaro Bentakur dhe Markisio me uruguaianin favorit.

 

Ne sulm dyshes Higuain-Manxhukic pritet ti bashkohet Duglas Costa ne avantazh ndaj Bernardeski. Ne kampin kundërshtar Pocetino nuk ka ne dispozicion Aldervireld. Ne nje skeme 4-2-3-1 nga krahët Tripier dhe Davis jane me te avantazhuar se Orier dhe Rose. Ne mesfushe Dier dhe Dembele qe ndihmojnë Kane Dele Ali dhe Eriksen ndërsa koreani Son është i favorizuar ndaj Sisoko.

 

Një lojtar mes Lameles dhe Llorente përfundon ne tribune. Tekniku i Juventus ka bere te ditur se ne kete ndeshje nuk ka favorite. Alegri ka theksuar se nuk firmos per nje rezultat 0-0, por nuk pësojmë gol kjo është e sigurt. Nga ana tjeter tekniku i londinezeve Pocetino i ka thurur elozhe italianeve. Juventus eshte nje skuadër qe ka arritur 2 finale dhe 3 vjet. Ne jemi nje ekip i ri dhe ëndrra jone ethe te arrijme ne nivelin e italianeve, nje shembull qe duhet ndjekur. Ne sfiden tjetër Bazel i Taualant Xhakes sfidon ne Jakob Park skuadren me ne forme te momentit ne Europe Manchester City.

 

Deri ne keto momente protagonist tekniku Guardiola ka bere nje deklarate te papritur duke theksuar se nuk e di nese ekipi i tij eshte gati per te fituar champions. Objektivi i qytetareve sipas tij eshte te arrije ne çerekfinalet e turneut. Dy jane mungesat per anglezet Jesus dhe Mandy ndërsa edhe pse u deklarua me nje mungese 6 javore talenti Sane eshte rikthyer ne skuader. Te gatshem per Manchester City edhe David Silva e Fabian Delf. Te dy takimet do te zhvillohen ne orën 20-45 dhe do te transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *