E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 24 minuta më parë
Sport

Champions League/ Interi 21 vite pa fituar në Spanjë, zikaltrit në Barcelonë për të thyer tabunë

Ndeshja e fundit e Interit kundër një skuadre spanjolle ka sjellë eliminimin nga Champions-i dhe bëhet fjalë për sezonin e kaluar, kur zikaltrit humbën 2-1 ndaj Atl. Madrid dhe shkuan deri te penalltitë që rezultuan fatale.

Megjithatë, me fitoren në ndeshjen e parë ndaj “Los Kolçoneros”, zikaltrit arritën fitoren e tretë në 18 ndeshjet e fundit kundër një skuadre nga Spanja.

Bilanci është me 4 barazime dhe 11 humbje, pa harruar edhe humbjen në finalen e Europa Ligës kundër Sevillas në vitin 2020. Interi kishte humbur 6 ndeshje radhazi në transfertën spanjolle, përpara sesa të barazonte në vitin 2022 kundër Barcelonës.

Fitorja e fundit e zikaltërve në Spanjë daton në fazën e grupeve të edicionit 2004-2005 në transfertën 5-1 kundër Valencias. Kështu që, për të thyer Barcelonën, duhet që të thyet një tabu.

Vazhdo të lexosh