E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions League/ Inter dhe Arsenal kualifikohen në gjysmëfinale, Bayern dhe Real të pafuqishëm

Interi dhe Arsenal do të jenë dy skuadrat e tjera që kalojnë në fazën gjysmëfinale të Champions League, duke kaluar në çerekfinale respektivisht Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Zikaltrit u kualifikuan pas barazimit 2-2 në “San Siro”, pasi një javë më parë kishin fituar 1-2 në “Allianz Arena”.

Reklamë

Edhe pse gjermanët aritën të kalojnë të parën në avantazh me fillimin e pjesës së dytë me anë të Herry Kane, zikaltrit përmbysën gjithçka në tre minuta me anë të Martinez dhe Pavard.

Por Dier do të rikthente sërish në lojë skuadrën gjermane në mnutën e 76-të duke barazuar shifrat dhe duke ju dhënë shpresë gjermanëve, por të cilët nuk arritën të shënonin një tjetër gol për të çuar ndeshjn në shtesë.

Reklamë

Në gjysmëfinale Interi do të përballet me Barcelonën.

Ndëkrohë në anën tjetër Real Madrid ka zhgënjyer sërish në “Beranbeu”, duke u ndalur mposhtur 1-2 nga  Arsenal, ku janë anglezët ata që kalojnë në fazën tjetë, pasi  fitoi 3-0 në “Emirates” edhe një javë më parë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë me nisjen e së dytës topçinjtë do të kalonin në avantazh me anë të Saka në minutën e 65-të, por dy minuta më pas Vinicius Junior do të barazonte shifrat në 1-1.

Ndërkohë në fund të sfidës Martineli do të shënonte golin e fitores për Arsenal.

Në gjysmëfinale Arsenal do të përballet me PSG.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë