E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Champions League/ Incidente në metronë e Mynihut, tifozët e Interit sulmojnë tifozët e PSG (VIDEO)

Është shënuar incidenti i parë mes tifozëve të Inter dhe atyre në PSG në Mynih teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e madhe e Champions Leauge.

Incidenti është shënuar në një metro në qytetin gjerman.

Tifozët e Interit që po prisnin trenin për të udhëtuar drejt Allianz Arena kuptuan se në vagona kishte tifozë të Parisit dhe kur dyert u hapën, pati përleshje midis dy palëve.

Për fat të mirë, raportet flasin për lëndime të lehta, por ekziston frika se incidente të ngjashme do të ndodhin edhe në pika të tjera ndërsa i afrohemi orës së ndeshjes.

Megjithatë policia ka marrë masat dhe mbi 5000 policë dhe agjentë janë në gatishmëri./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë