E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions League/ Eleminohet PAOK, kualifikohen Salzburg dhe Midtjylland

Përcaktohen 3 ekipet e fundit që kualifikohen për në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Krasnodar ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 në Greqi përballë PAOK, duke siguruar një vend mes 32 ekipeve më të mira në Evrope.

Në pjesën e dytë, rusët kaluan në avantazh me anë të një autogoli të mbrojtësit Michailidis në minutën e 73. Në minutën e 77, Omar El Kaddouri i ka dhënë barazimin e përkohshëm PAOK-ut. Takimi u vulos nga Cabella, që i dha fitoren Krasnodar.

Nga ana tjetër, Salzburg fitoi me shifrat 3 me 1 përballë izraelitëve të Makabi Tel Aviv.

Reklamë

Takimi i tretë mes Midtjylland dhe Slavia e Pragës përfundoi me rezultatin e thellë 4-1, duke bërë që kampionët danezë të sigurojnë kualifikimin për më tej. Sfidat u transmetuan ekskluzivisht ne Tring.

Shorti që do të përcaktojë ndeshjet e fazës së grupeve do të hidhet të enjten në orën 17:00 në Nyon të Zvicrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë